Droguan dhe përdhunuan një 29-vjeçare, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Droguan dhe përdhunuan një 29-vjeçare, arrestohen dy shqiptarët në Itali

11:45, 22/07/2023
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi droguan një 29-vjeçare dhe e përdhunuan atë.

Të arrestuarit  dy 50-vjeçarë u kapën nga Policia e Monzës, ndërsa mbi ta rëndon akuza për sulm seksual në grup dhe përdorimi i lëndëve narkotike dhe alkoolike dhe ushtrim dhune ndaj vajzës, të cilën e detyruan të pinte, të ashtuquajturën drogë përdhunimi.

Njëri nga të dy, i gjurmuar në Monza, përfundoi në burg, ndërsa tjetri që ndodhet në Cuneo në arrest shtëpie. Hetimet e kryera nga prokuroria e Monzës nisën pas denoncimit të  29-vjeçares.

Sipas hetimeve, 29-vjeçarja frekuentonte shtëpinë e njërit prej të dyshuarve. Atë natë familja e tij kishte shkuar për pushime, kështu që ai e ftoi për darkë  në një restorant në Monza.

Sipas burimeve të policisë italiane, “menjëherë pas darkës, ajo filloi të mos ndihej mirë, duke shprehur eufori të pazakontë të alternuara me momente amnezie të përkohshme”. Dyshohet se pasi vajza me njërin nga të dhunuesit arritën në shtëpit, e gjetën mikun e tij (i arrestuari i dytë) në shtëpi.

“Vajza në një moment qartësie e pa veten lakuriq dhe duke kyer aktin e marrëdhënies seksuale me dy të dyshuarit”,  thuhet në deklaratën e Policisë.

Duke mos mbajtur mend saktësisht se çfarë i kishte ndodhur, ajo u vesh dhe shkoi në shtëpi. Vetëm në ditët në vijim filloi të kujtonte momente të shkurtra të kaluara së bashku me dy burrat, duke kuptuar kështu se kishte qenë e përfshirë në marrëdhënie seksuale në grup, duke mos qenë e vetëdijshme.

Testet toksikologjike mbi vajzën treguan se ajo kishte marrë  substanca psikotrope duke përfshirë të ashtuquajturin ‘drogë përdhunimi’, GHB. Të dy gjithashtu tentuan që ajo të tërhiqte denoncimin duke i ofruar para.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco