Akuzohet për terrorizëm, Gjykata e Posaçme dënon me 5 vite burg Bledar Zenelin

Akuzohet për terrorizëm, Gjykata e Posaçme dënon me 5 vite burg Bledar Zenelin

11:13, 21/07/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 5 vite burg Bledar Zenelin, i akuzuar për terrorizëm.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai përfitoi ulje me 1/3, duke u dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg. Zeneli  u arrestua me urdhër të prokurorisë së Posaçme në bashkëpunim me anti-terrorin, pasi dyshohet se përmes rrjeteve sociale bënte thirrje për sulme terroriste dhe  mbështete  ISIS.

Sipas SPAK nga hetimet e kryera  ka rezultuar se në rrjetet sociale Facebook dhe Telegram, publikonte artikuj dhe materiale radikale me përmbajtje ekstremiste në mbështetje të shtetit islamik. 30-vjeçari i cili punonte kryesisht në ndërtim, është mbajtur për 2 vite nën vëzhgim.

Kanë qenë agjentët e anti-terrorit që pas operacionit  të koduar “Shadow”, kanë kryer arrestimin e 30-vjeçarit i cili u dënua nga GJKKO  për akuzat e “Nxitjes thirrjes dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” dhe “Nxitjes së urrejtjes ose grindjeve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco