Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vrasja në Lezhë,  Dëshmitari: U qëllua sapo doli nga dyqani, makina e autorëve ishte…

Vrasja në Lezhë, Dëshmitari: U qëllua sapo doli nga dyqani, makina e autorëve ishte…

09:02, 20/07/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur nga vrasja në Lezhë. Një 16-vjeçar, dëshmitar i ngjarjes, ka treguar se Nikolin Marku Lekstakaj u vra në momentin që doli nga dyqani.

Gjithashtu ai ka rrëfyer tmerrin e përjetuar të momentit pas të shtënave me armë, ndërsa theksoi se i frikësuar është ulur në tokë dhe është futur në pjesën e pasme të lokalit.

“Nikoli bleu një pije freskuese. Në momentin që doli dhe po ngjiste shkallët u qëllua. Autorët po lëviznin me makinë ngjyrë të zezë. U tmerrova dhe u ula menjëherë në dola dhe kalova në pjesën e pasme të lokalit”, ka treguar ai.

Lekstakaj kishte hyrë në dyqan për të blerë një pije freskuese dhe në momentin që ka dalë jashtë, dy persona kanë qëlluar nga një makinë, duke i marrë jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco