Bllokimi i mjeteve lundruese për mungesë dokumentesh, policia: Prej mesditës vijon lëvizja e lirë e turistëve në liqenin e Komanit

Bllokimi i mjeteve lundruese për mungesë dokumentesh, policia: Prej mesditës vijon lëvizja e lirë e turistëve në liqenin e Komanit

18:52, 15/07/2023
A+ Aa A-

Operacionet e nisura nga policia për sekuestrimin e mjeteve lundruese, të cilat nuk disponojnë dokumentacionin përkatës, kanë ngjallur reagimin e pronarëve. Policia njofton se edhe sot ka vijuar monitorimin në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve.

Prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit. Të njëjtat burime shtojnë se banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës.

Njoftimi nga policia

 Koman, Vau i Dejës/Vijon operacioni “Lundrim i sigurtë”, si dhe lëvizja e lirë nëpërmjet tunelit  të Komanit për turistët dhe vizitorët që duan të vizitojnë liqenin e Komanit dhe lumin e Shalës. Ndërkohë vijon aplikimi pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare, për pajisjen e mjeteve të lundrimit me çertifikatë lundrimi dhe dokumentacion përkatës.

Edhe ditën e sotme ka vijuar monitorimi në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës  për kontrollin dhe verifikimin e plotë të dokumenteve dhe të përmbushjes së kritereve të sigurisë (pajisjen e pasagjerëve me jelekë shpëtimi), të mjeteve lundruese në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës, si dhe për marrjen e masave penale dhe administrative ndaj pronarëve/poseduesve të këtyre mjeteve, që kapen në paligjshmëri.

Gjatë ditëve të operacionit, pronarët e mjeteve të lundrimit që ishin pa dokumentacion kanë kërkuar që Policia të mos t’ju bllokonte mjetet e lundrimit  dhe paraditen e  sotme të  ndihmuar dhe nga banorë të tjerë të zonës bllokuan hyrjen në tunel, duke kundërshtuar  bllokimin e mjeteve lundruese artizanale dhe të atyre pa dokumenta.

Pas një komunikimi me banorët nga përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, prej orës 15:00 vijon lëvizja e lirë e turistëve dhe vizitorëve në zonën e Komanit.

Banorët e zonët kanë filluar të aplikojnë menjëherë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme Detare për të çertifikuar mjetet lundruese dhe pajisjet e tyre me dokumentacionin përkatës si dhe marrjen e masave të  tjera  të sigurisë me qëllim kryerjen e sigurtë të  aktivitetit  të lundrimit për sigurinë e jetës së  turistëve dhe vizitorëve.

Deri në këto momente janë pajisur nga Drejtoria e Përgjithshme Detare me dokumentacion 3 mjete lundruese dhe kanë aplikuar për pajise me dokumentacion përkatës dhe 13 shtetas të tjerë, që iu bllokuan mjetet lundruese  gjatë operacionit.

Policia e Shtetit thekson edhe një herë se ky operacion ka për qëllim të vetëm sigurinë e jetës së turistëve dhe vizitorëve dhe jo penalizimin e operatorëve ekonomikë që e ofrojnë shërbimin e lundrimit konform ligjeve dhe duke përmbushur plotësisht standardet e sigurisë.

Policia e Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare apelojnë sërish, për të gjithë operatorët ekonomikë që ofrojnë shërbimin e lundrimit, në hapësirat liqenore, lumore dhe detare që të pajisen me dokumentacionin përkatës, konform ligjit, si dhe të përmbushin kriteret për sigurinë e pasagjerëve, siç është pajisja e pasagjerëve me jelekë shpëtimi. Gjithashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë çdo indicie për paligjshmëri në këtë fushë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco