SYRI TV/ Fshatrat Mingul e Nokovë pa kontejner mbetjesh, plehrat hidhen kudo, bashkia s’merr masa

14:49, 13/07/2023
A+ Aa A-

Mungesa e pastrimit dhe evadimit të mbetjeve urbane në fshatrat Mingul dhe Nokovë të Lunxherisë është kthyer në shqetësim për banorët e zonës. Ata thonë se bashkia nuk ka marrë asnjë masë për të pajisur këto fshatra as me kontejnerë mbeturinash, edhe pse paguajnë taksat e pastrimit njëlloj si qytetarët e Gjirokastrës.

SYRI TV

Fshatrat Mingul dhe Nokovë, që kanë popullsi relativisht të madhe në raport me fshatrat e tjera të Lunxhërisë, vuajnë mungesën e pastrimit dhe evadimit të mbetjeve urbane. Në më shumë se 30 vite, pushteti vendor nuk ka vënë dorë për instalimin e këndeve të veçanta të grumbullimit dhe depozitimit të mbeturinave. Asnjë kontejner nuk shihet në fshatrat Mingul dhe Nokovë. Mbeturinat hidhen kudo gjetkë, për shkak se pushteti vendor nuk ka caktuar një vend konkret për hedhjen e tyre. Në mungesë të një vend depozitimi, mbeturinat janë shndërruar në këto ditë të nxehta të verës, në ushqim të përditshëm të bagëtive, pulave dhe gjedhit, sikurse shihet edhe në pamje. Banorët e këtyre fshatrave, shprehen të revoltuar për këtë situatë të paprecedente. Edhe pse janë taksapagues të rregullt, madje paguajnë shërbimin e pastrimit njëlloj si banorët e qytetit të Gjirokastrës, ata ngrenë shqetësimin se deri me sot nuk është bërë asnjë përpjekje për përmirësimin e situatës.

E njëjta situatë kaotike paraqitet në të gjitha njësitë administrative në Bashkinë e Gjirokastrës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco