Përfundon seanca për inceneratorin e Fierit, ja çfarë ndodhi ditën e sotme

Përfundon seanca për inceneratorin e Fierit, ja çfarë ndodhi ditën e sotme

15:23, 10/07/2023
A+ Aa A-

Pas një seanca maratonë, për herë të dytë, nuk është arritur dot të përfundojnë argumentet e mbrojtjes për të gjithë të pandehurit e dosjes së inceneratorit të Fierit. Në këtë seancë mbajtën qëndrimet e tyre në Gjykatën e Posaçme rreth pretendimeve të SPAK Sabina Cenameri, Arben Dervishaj, Pellumb Abeshi, dhe Regan Merdani. Nëpërmjet avokatëve të tyre mbrojtës ata mohuan akuzat e Prokurorisë së Posaçme. Arben Dervishaj, supervizori të cilit iu ndryshuan disa herë akuzat, u mbrojt përmes avokatit Elis Bilali, i cili parashtroi se veprimet e SPAK rolin e Dervishajt sa i përket djegësit të Fierit, teksa shpjegoi pozitën ligjore të klientit të tij.

“Jemi përpara një rasti unik në aspektin proceduarial ku Aarben Dervishaj është pa pretencë. Akuzohet për “Falsifikim dokumentesh” dhe “Korrupsion pasiv në sektorin privat”. Prokuroria kërkon të deklarohet fajtor për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike. Një qëndrim i tillë ka cenuar të drejtën e mbrojtjes së Prokurorisë e cila nuk citon cili është dokumenti i falsifikuar. Ligji dhe aktet normative parashikojnë se situacionet hartohen nga koncesionari dhe kontrollohen prej tij, por jo të bëhen prej tij. Është i pavërtetë pretendimi që janë situacionuar punime të parealizuara apo makineri që s’kanë ardhur. Në situacionin 45 të bërë nga vetë Farudin Arapi, përshkruhet gjendja e inceneratorit dhe për ç’ka pasqyrohet aty, punimet janë bërë dhe makineritë kanë ardhur. Pa një sens logjik është dhe akuza e korrupsionit pasiv. Prokuroria nuk ka thënë pse ky përfitim është i paligjshëm. Me cilin veprim në kundërshtim me ligjin e lidh në aspektin logjik? Ai është një raport privat midis tij dhe Klodian Zotos dhe lekët janë kthyer rregullisht. Pse nuk u bë akt-ekspertimi nga inxhinier të fushës?”

Bashkë me Alqi Bllakon, Azem Shatërin dhe Florian Muçën të cilët lexuan konkluzionet në seancat e mëparshme, shkon në 7 numri i të pandehurve që e kanë bërë mbrojtjen. Ndërkohë që janë dhe 8 të pandehur të mbetur. Seanca e radhës u la më 24 korrik ora 10:00

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco