I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 50-vjeçari shqiptar arrestohet në Zvicër dhe ekstradohet për në Itali

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, 50-vjeçari shqiptar arrestohet në Zvicër dhe ekstradohet për në Itali

17:18, 09/07/2023
A+ Aa A-

Një shqiptar i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe grabitje është arrestuar në Zvicër dhe është ekstraduar për në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj 50-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti në shkurt të vitin 2020 nga një gjykatë në Torino.

Mësohet se shqiptari është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg për armëmbajtje pa leje dhe grabitje, krime të kryera gjatë viteve 2014 dhe 2015.

Aktualisht ai ndodhet në burgun e Kosmos ku do të shlyejë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco