Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Fushë-Kruja nën pushtetin e krimit, forcat speciale zbarkojnë në Nikël e Tapizë

12:56, 08/07/2023
A+ Aa A-

Rreth 100 efektivë të FNSH dhe repartit “Shqiponja” kanë zbarkuar orët e para të mëngjesit në një operacion blic në Fushë-Krujë. Në fokus të operacionit kanë qenë kontigjentët kriminal të Fushë-Krujës, zonë ku ditët e fundit u regjistrua një atentat ndaj Gentian Bejtjes, ku u vra kunati i tij dhe u plagosën dy të mitur si dhe aktet e dhunës ndaj dy qytetarëve nga njerëzit e deputetit të PS, Rrahman Rraja

SYRI TV

Fushë-Kruja nuk po gjen qetësi prej disa ditësh, teksa edhe mëngjesin e kësaj të shtune, FNSH dhe Shqiponjat kanë zbarkuar në zonën e Niklës dhe Tapizës, ku po kryhen kontrolle banesash, verifikime dhe shoqërime, të personave me rekorde kriminale.

Mbi 100 efektivë të FNSH e ‘Shqiponjave’ janë angazhuar në këto kontrolle ku fokusi janë kontigjentët kriminalë, persona të shpallur në kërkim referuar kështu edhe 2 ngjarjeve të ndodhura së fundmi në Larushk dhe Borizanë.

Mesditën e së premtes ka pasur të paktën 12 persona të shoqëruar, të cilët pasi janë marrë në pyetje, janë lënë sërish të lirë.

Ende pa autor ka mbetur masakra e regjistruar në Larushk të Fushë-Krujës, atentati para banesës së Gentian Bejtes, që i mori jetën kunatit të tij, Ramazan Sino dhe u plagosën 2 fëmijët e mitur të Bejtes, 10 dhe 13-vjeç.

Teksa paraditen e së enjtes në Borizanë, 2 kushërinjtë e fisit Maja u sulmuan dhe dhunuan nga anëtarët e fisit Rraja për shkak të një ankese për guroren. Policia njoftoi se u arrestuan shtetasit Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja, ndërkohë u shpall në kërkim Rexhep Rraja.

Teksa policia ka reaguar me vonesë me justifikimin se i është dashur kohë të identifikojë personat e përfshirë në videon, në të cilën shohim anëtarët e fisit Rraja me shkopinj bejsbolli e armë zjarri, emra të njohur për opinionin dhe policinë, teksa kësaj të fundit i është dashur kohë t’i identifikojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco