Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Më shumë se 100 efektivë rrethojnë zonën, FNSH dhe RENEA kontrolle në Tapizë dhe Nikël

Më shumë se 100 efektivë rrethojnë zonën, FNSH dhe RENEA kontrolle në Tapizë dhe Nikël

09:26, 08/07/2023
A+ Aa A-

Edhe mëngjesin e sotëm forca te shumta policore kanë zbarkuar në zonat e Niklës dhe të Tapizës.

Burime për Syri Tv bëjnë të ditur se në këtë aksion marrin pjesë pjesë disa grupe të FNSH dhe të Shqiponjave.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se aksioni po vijoj në kuadër të kontrolleve për kapjen e personave me precedentë penal dhe të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për më shumë se 100 efektivë që kanë nisur kontrollet që nga ora 5 e mëngjesit në këto zona.

Po kontrollohen disa biznese dhe banesa ku dyshohet se mund të fshihen kontigjent kriminal. Një ditë më parë u zhvillua një aksion i ngjashëm në zonë, ku jamë shoqëruar disa persona. 

Kujtojmë se aksionet vijnë në vazhdën e kontrolleve pas ngjarjes së disa ditëve më parë në Larushkë ku si pasojë e një atentati mbeti i vrarë një person ndërsa u plagosën dy fëmijët e Gentjan Bejtjas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco