Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Dhuna e fisit Rraja/ Flet vëllai i një plagosurit: Na godasin se marrim pjesë në protesta

Dhuna e fisit Rraja/ Flet vëllai i një plagosurit: Na godasin se marrim pjesë në protesta

18:19, 07/07/2023
A+ Aa A-

Ka reaguar për herë të parë vëllai i Jashar Majës, i plagosur pas sulmit shtazarak nga familja e deputetit socialist, Rrahman Rraja në Thumanë.

Murat Maja ka treguar pamjet e shtëpisë së rrënuar dhe ka zbuluar se vëllai i tij aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore.

‘Unë jam Murati, vëllai i Jasharit. Shikoni si është bërë muri, nuk është shtëpia 100-vjeçare. Urdhëro, shikoje! Nuk ia kam borxh kërkujt, nuk ia kam borxh askujt nga atyre që më kanë rrahur vëllain se ka marrë pjesë në protestë.

Nuk ia kam borxh se më shembin shtëpinë dhe ne marrim pjesë në protestë. Jashari tani ndodhet në shtëpi në gjendje të rëndë, çuni i xhaxhait ka shkuar në spital prap se nuk mund të qëndrojë.

Unë kam qenë në shtëpi dhe më ka marrë vëllai dhe më ka thënë që na kanë rrahur rëndë. Kanë nxjerr edhe një video, duke i rrahur rëndë dhe Xhelali është në dorë’, - tha ai.

Kujtojmë që Bilbil dhe Jashar Maja kanë denoncuar në polici për shpërthimet e gurores në Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, vëllait të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco