Lajmi i fundit

Qëllohet me armë kryeministri i Sllovakisë

U dhunuan barbarisht nga fisi Rraja/ Policia fshehu ngjarjen, 2 vëllezërit e deputetit të PS në kërkim

14:40, 07/07/2023
A+ Aa A-

Të tjera detaje zbardhen në lidhje me ngjarjen e dhunshme dje në Borizanë të Krujës ku anëtarë të fisit Rraja rrahën barbarisht dy persona. Duket se gjithçka ka nisur pas një proteste të bërë nga banorët e fshatit Borizanë, mes tyre dhe dy të dhunuarit, për një gurore që ishte në përdorim nga Xhelal Rraja, vëllai i deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Gazetari i ‘News24’, tha se në konflikt ishin përfshirë 8 persona nga fisi Rraja, ndërsa shtoi se 3 prej tyre janë në kërkim, mes tyre 2 vëllezërit e deputetit të PS-së, Xhelal dhe Flamur Rraja, të cilët rezultojnë ende në Shqipëri, sipas sistemit TIMS.

“Ishte një protestë e banorëve të fshatit Borizanë për një gurore. Jashar dhe Bilbil Maja deklaruan se shpërthimet po iu shembin banesat. Në një lokal në Fushë-Krujë u mësynë dhe dhunuan dy personat, të cilët arritën të dilnin sot nga Spitali i Traumës, por me plagë të rënda në kokë e trup. Policia e Shtetit nuk ka reaguar për shumë orë. Nga ora 11 deri në 19:00 nuk kishte asnjë reagim zyrtar apo dhe lëvizje për të arrestuar agresorët. Asnjë nga personat nuk është larguar nga territori shqiptar. Këto persona janë shpallur në kërkim dhe policia po kryen kontrolle”, tha gazetari.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco