Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Arrestimi/ Kush është administratori i klubit shqiptar i dënuar me 13 vite burg, mban dy mbiemra

Arrestimi/ Kush është administratori i klubit shqiptar i dënuar me 13 vite burg, mban dy mbiemra

11:14, 07/07/2023
A+ Aa A-

Administratori i klubit të Korabit, Fehmi Meziu (Mëziu) është arrestuar nga policia pasi rezulton i dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. 

51-vjeçari Fehmi Mziu ishte shpallur në kërkim dhe do ekstradohet drejt vendit fqinj.

Skuadra dibrane militon në Kategorinë e Parë dhe në sezonin e fundit, arriti deri në finalen e “Play Off” për t’u ngjitur në Superiore, por në fund u mundën nga Erzeni me rezultatin 2-1.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rezultati”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni u zhvillua nga FAST Albania, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Dibër dhe me Interpol Tiranën. I dënuar me 13 vjet burgim, nga Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, për organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 51-vjeçari.

Si rezultat i bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve në kohë reale, të mbështetura dhe nga inteligjenca policore, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rezultati”, i zhvilluar në qytetin e Peshkopisë, në kuadër të të cilit, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Fehmi Meziu (Mëziu), 51 vjeç, banues në Dibër.

Gjykata e Apelit në Napoli, Itali, e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Organizatë kriminale’’, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco