Atentati në Larushk të Krujës/ Valter Bami mohon përfshirjen: Kam qenë në shtëpi kur ndodhi ngjarja

Atentati në Larushk të Krujës/ Valter Bami mohon përfshirjen: Kam qenë në shtëpi kur ndodhi ngjarja

09:23, 07/07/2023
A+ Aa A-

Valter Bami, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme nga policia e Tiranës, ka mohuar sërish që të jetë pjesëmarrës në atentatin ndaj Gentian Bejtjes ku humbi jetën Ramazan Sino. Gjatë marrjes në pyetje në drejtorinë e policisë së Tiranës, Bami ka thënë se kur ka ndodhur ngjarja ai po qëndronte në shtëpi.

Mirëpo burime nga policia thonë se janë të bindur qe 37 vjeçari ka qëlluar atë natë në Larushkë. Evidentimi i shenjave të barutit është bërë në mikroskop elektronik, që ka qenë vendimtar për nxjerrjen e urdhër arrestit për Bamin. Deri më tani ka vetëm një akuzë ndaj tij atë të armëmbajtjes pa leje.

Bashkë me Bamin u shoqëruan në polici edhe dy persona të tjerë të cilët ndodheshin në shoqërinë e Bamit. Pasi janë marrë në pyetje ata pritet të lirohen pasi nuk janë ngritur akuza ndaj tyre. Mësohet se gjurma e barutit i është gjetur tek kyçi i dorës.

Bami ka patur doreza në duar dhe pjesa e gishtave dhe e pëllëmbës ka dalë e pastër pa mbetje baruti. Kujtojmë që nga atentati i disa ditëve më parë në Larushk të Krujës mbeti i vrarë kunati i Bejtjes, Ramazan Sino ndërsa mbetën të plagosur dy fëmijët e tij të mitur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco