‘Dhunë në familje’/ Një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Korçë

‘Dhunë në familje’/ Një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Korçë

11:45, 04/07/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 44 vjeçar banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale A. G., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi/ DVP Korçë

Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin V. K., 44 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. G., 62 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Po punohet për kapjen e tij.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 26 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi ka kanosur me fjalë, një 50-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco