SYRI TV/ Degradon rruga e lagjes Sheher në Lezhë, banorët: Nuk vjen dot as ambulanca

15:33, 03/07/2023
A+ Aa A-

E lënë në harresë, pa infrastrukturë dhe urbanizim. Kjo është situata në lagjen Sheher të Lezhës, ku banorët shprehen se për shkak të rrugës, në zonë nuk futen dot as mjetet e urgjencës.

SYRI TV

Pavarësisht se ndodhet më pak se 1 km larg qëndres se qytetit, mungesa e infrastruktures ka bërë që kjo zonë të ngjasoje me një fshat të thellë malor.

Banorët thonë se rruga e degraduar prej shum vitësh ju a ka vështirësuar edhe më shum jetesen, ndërsa në lagje nuk futen don mjetet e mergjencës.

Por premtimet do të mbesin në letër edhe këtë vit pasi bashkia nuk ka parashikuar asnjë investim, pavarësisht premtimeve të bëra në cdo fushatë elektorale.

Kjo lagje shtrihet poshtë kalasë, dhe njihet si vendbanimi më i vjetër i Lezhës, ndaj kërkojnë ndërhyrje që zona të ketë dinjitetin që meriton.

Gaz. M.Marku. Op.A.Gjoni. Red.J.Hoxhaj. Mont. O.Demo

 

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco