Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Në Elbasan shitej drogë Peruane, si u kap Aldo Gjeli nga policia nga përgjimi ambientale

Në Elbasan shitej drogë Peruane, si u kap Aldo Gjeli nga policia nga përgjimi ambientale

18:55, 02/07/2023
A+ Aa A-

Aldo Gjeli është një prej personave të goditur nga prokuroria e Elbasanit si shpërndarës së lëndës narkotike.

Ai i shiti një agjenti te infiltruar një dozë kokainë me pretekstin se lënda vjen nga Peruja.

Agjenti I autorizuar rreth orës 20.55 ka shkuar në Rrugën “Kozma Naska”, ka parkuar automjetin pranë “Rita Park” dhe ka qëndruar në automjet duke pritur.

Pas 5 minutash në afërsi të automjetit të agjentit është parkuar një automjet tip Lançia me targa AB 272 CG, nga ku ka dal shtetasi Aldo GJELI.

Në drejtim të tij ka shkuar agjenti autorizuar ku pasi kanë biseduar për pak sekonda, këtij të shtetasi Aldo Gjeli i ka dhënë diçka në dorë agjentit dhe më pas është larguar në drejtim të stadiumit.

Agjenti i autorizuar i identifikuar me simbolin “K”: A ban për bidon? 

Shtetasi Aldo Gjeli i identifikuar me simbolin “A”: Peurane e pastër, Peruane e pastër qysh s’ban për bidon kjo? 

Agjendi K: I mir o, se na flliq tek njerëzit?

A: Po ku ke pir ndonjëherë kështu ti.

K: Okey

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco