U fut për tu larë në liqenin e Ohrit, humb jetën një person nga Maqedonia e Veriut

U fut për tu larë në liqenin e Ohrit, humb jetën një person nga Maqedonia e Veriut

19:38, 29/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec pasditen e sotme.

Sipas njoftimit të policisë në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t'u larë ka ndërruar jetë.

Dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi:

Pogradec/ Informacion paraprak

Më datë 29.06.2023, rreth orës 18:00, në fshatin Udënisht, Pogradec, në liqenin e Ohrit, shtetasi J. S., 44 vjeç, nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut, në momentin që është futur në liqen për t'u larë ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk u konstatuan shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco