Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

VIDEO-SYRI TV/ Mega operacion anti-drogë në Elbasan, priten 52 fletë arresti

14:41, 29/06/2023
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë zhvilluar gjatë natës operacionin e koduar “rrjeti” për goditjen e 4 grupeve të shpërndarjes së drogës në këtë qytet. Në total, janë arrestuar 45 shpërndarës droge dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Për këtë operacion janë angazhuar 490 efektivë policie, ndërsa janë sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroine si dhe 1. 3 kilogram kanabis. Ndërkohë familjarët e të arrestuarve kundërshtojnë akuzat, duke pohuar se janë të varfër e të afërmit e tyre nuk janë kriminelë.

SYRI TV

45 persona u arrestuan, 7 janë shpallur në kërkim dhe 29 të tjerë janë vënë nën hetim në gjendje të lire, gjatë një megaoperacioni policor të zhvilluar nga Prokuroria dhe Policia në të gjithë qarkun e Elbasanit dhe qytetin e  Pogradecit kundër veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së drogave të forta.

Drejtori i Policisë së Elbasanit Ilir Proda tegoi se operacioni ka shkatërruar një grup kriminal në furnizimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, mes të cilëve janë biznesmenë.

I pyetur nga Syri TV se nga sigurohej droga e sekuestruar që më pas shpërndahej në Elbasan, drejtori i Policise Ilir Proda u shpreh se dihet cilat jane rruget e funizimit, por pa dhene sqarime nese kishin informacion dhe nese ishin arrestuar keta furniture.

Operacioni është shtrirë në disa qytete të qarkut të Elbasanit dhe Pogradec, ndërsa në përfundim të tij janë sekuestruar sasi të mëdha lëndësh narkotike, armë dhe shuma monetare.

Teksa operacioni ishte në përfundim të tij, familjarë të arrestuarëve pretenduan se fëmijë dhe të afërm të tyre nuk janë përfshirë në ngjarje kriminale.

45 të arrestuarit do të presin masën e sigurisë në një paraburgim në Tiranë, ndërsa për ti sjellë nga Elbasani deri në kryeqytet, ndryshe nga zakonisht, policia përdori një autobus pasagjerësh. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco