U arrestua për trafik kokaine në Itali, shqiptari fiton pafajësinë pas 15 vitesh

U arrestua për trafik kokaine në Itali, shqiptari fiton pafajësinë pas 15 vitesh

12:32, 28/06/2023
A+ Aa A-

Një 41 vjeçar shqiptar i arrestuar në Itali në 2008-ën nën akuzën e trafikut të kokainës, ka fituar pafajësinë e tij pas 15 vitesh në burg. Në shtator të vitit 2008, shqiptari së bashku me 3 bashkëatdhetarë të tjerë u vunë nën hetim nga Guardia di Finanza pas dyshimeve se merreshin me trafikun e kokainës.

41 vjeçari u akuzua se kishte marrë mbi 12 kg kokain për t’i transportuar më pas.

Gjatë procesit gjyqësor të mbajtur në Rimini, mbrojtja e 41-vjeçarit, e ndjekur nga avokati Giuliano Renzi, tregoi pafajësinë e klientit të tij, duke nënvizuar se si kontaktet me korrierin kufizoheshin në disa telefonata dhe se i pandehuri thjesht kishte rastisur të kalonte rrugës në momentin e arrestimit të shqiptarit që transportonte drogën. Vetë shqiptari, i dëgjuar nga gjyqtarët, mbrohej gjithmonë duke pretenduar se kishte vetëm kontakte sporadike me anëtarin e tretë të grupit me të cilin takohej herë pas here për të shkuar në disko dhe se pas 15 vitesh e kishte të vështirë të mbante mend ato që kishin thënë gjatë telefonatave. Prandaj, gjyqtarët e Bordit të Gjykatës së Riminit e shpallën të pafajshëm 41-vjeçarin nga të gjitha akuzat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco