SYRI TV/ Kërcënuan shoferin e linjës së furgonave Dibër-Tiranë, hetim administratorit

13:33, 26/06/2023
A+ Aa A-

Një administrator i linjës së furgonave dhe shoferi, janë në hetim pasi kanë kërcënuar për konkurrencë  një tjetër shofer që bënte linjën Dibër - Tiranë dhe Bulqizë – Tiranë. Sipas policisë mësohet se ka qenë shoferi i kërcënuar ai që ka kallëzuar në polici, dhe që sipas tij kërcënimet kanë qene prej disa ditësh.

SYRI TV

Konkurrenca në linjën e transportit Dibër - Tiranë dhe Bulqizë - Tiranë ka qenë shkaku i një konflikti mes shofereve të furgonëvë në Bulqizë. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mëohet se administrator i një linje furgonash për transport të qytetarëve Maks Xhura, në bashkëpunim me një djalin e tij dhe me Flamur Gjokan shoferë furgonash të së njëjtës linjë,

kanë ndaluar dhe kanë kanosur pronarin e furgonëve të linjës Dibër - Tiranë shtetasin Adil Cibaku. Ky i fundit ka bërë kallëizm në policia e cila më pas ka nisur hetimin dhe po ndjek në gjendje të lirë tre personat që kanë kërcënruar Cibakun.  Policia sqaron se shkak për këtë konflikt ka qenë konkurrenca në linjën e furgonave dhe debati mes tyre ka qene prej disa kohësh, ndërkohë që një ditë më parë ata e kanë kanë ndaluar Cibakun,  teksa kane qenë duke lëvizur me automjetet e tyre private dhe më pas e kanë kanosur. Hetimi ka nisur per administratorin e linjes së fugonave dhe shoferin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco