SYRI TV/ Atentat në Vlorë, breshëri ndaj 33-vjeçarit. Dëshmitari rrëfen si e qëlluan në lokal të riun

13:30, 26/06/2023
A+ Aa A-

Atentat në Vlorë, plagoset një person.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të hënë në lagjen Pavarësia në qytetin bregdetar te kombinati i peshkut.

Sipas burimeve nga policia mësohet se është plagosur ne këmbë 33 vjeçari Tonin Rama.

Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore ne spital dhe sipas mjekëve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, pasi është plagosur në këmbë. Sipas policisë, Tonin Rama ishte duke konsumuar kafe në ambientet e jashtëme të lokalit. Në atë moment e kanë goditur disa herë me armë dhe ai ka marr veç një plumb në këmbë.

Ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj plagosje si dhe për të identifikuar autorin e saj. Mësohet gjithashtu se Rama është një person me precedent penal. Ndërkohë një nga dëshmitaret tregon se si ka ndodhur ngjarja. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco