EKSKLUZIVE/ Gruaja e Rifat Zekës flet për Syri Kosova: Nuk e prisja lirimin

EKSKLUZIVE/ Gruaja e Rifat Zekës flet për Syri Kosova: Nuk e prisja lirimin

10:55, 26/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Kralevës para pak minutash ka marrë vendimin që të lirohen të tre policët e rrëmbyer më 13 qershor.

Në një rrëfim ekskluziv për Syri Kosovën, ka folur bashkëshortja e Rifat Zekës, Naxhija. Ajo ka treguar se nuk e ka pritur lajmin për lirimin e burrit të saj.

“Jo as që e kemi pritë që kanë m’i liru”, shprehet zonja Naxhije.

Ajo shton për Syri Kosovën se gjatë vizitës së në burgun e Kralevës, Rifati u ka treguar se e kanë trajtuar mirë dhe ka qenë i ndarë nga dy kolegët e tij.

“Po, jam kanë në vizitë, mirë ka qenë, nuk e kanë maltretu, na ka kallxu që nuk ka qenë më një qeli me kolegët e tij, por i ndarë. Na kallxoj që edhe me ushqimi nuk ka pas probleme, vec ditët e para”, thotë Naxhija, gruaja e policit Rifat Zeka.

Kurse djali i tij theksoi se nuk pret që sot t’i vijë në shtëpi i ati, pasi e kuptojnë procedurën e gjyqit.

“Jo, sot nuk besojë që vijnë se janë do procedura me i plotësu dokumentet, se edhe babi na tha nuk beson që do të vijë më shpejt”, përfundon djali i policit Rifat Zeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco