Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë

Brenda shtëpisë ku humbën jetën nënë e bir në Pejë

17:22, 25/06/2023
A+ Aa A-

Të shtunën Kosova u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm, por më së shumti u prek qyteti i Pejës.

Vërshimet kanë shkaktuar edhe vdekjen e një djali dhjetëvjeçar në vitin 2013, përveç dëmeve të shumta materiale në ekonomi familjare, biznese dhe bujqësi.

Nëna rreth 30-vjeçare së bashku me fëmijën e saj të vetëm 5-vjeçar, në momentet kritike ishin duke qëndruar në shtëpi në lagjen “Asllan Çeshme” në Pejë.

Familjari i viktimave, Albert Ademaj, akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.

Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulancë.

“Veç Policia kanë qenë, më vonë është ardhur prokurorja e rastit edhe një shpëtimtar ka qenë. Një polic nuk është sjellë aspak mirë me do gjeste tmerr…Unë duke e nxjerrë trupin, ai thoshte mos e prek, leje aty. As nuk më ka ndihmuar, si qytetar të më ofrojë përkrahje më të mirë, por me atë sjelljen e “rrugaçit”.

“Me pas e kemi thirr ambulancën dhe më pas e kemi bajt me dorë, sepse rruga ka qenë e pakalueshme. Kemi shkuar poshtë dhe aty kemi menduar që është ardhur ambulanca, një kish qenë, por për një polic që është rrëzuar dhe ka thy krahun”.

“ pyeta ku është ambulanca të çojmë për në spital, ndërsa përgjigjja e tyre ishte që nuk kanë qenë të informuar për këtë rast dhe nuk mundemi me marrë, sepse jemi ardhur për lëndim të krahut të një polici”, shtoi Ademaj.

Më poshtë ju sjellim fotografitë e shtëpisë ku ndodhi tragjedia./Telegrafi/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco