Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

EMRAT/ Grabitën 40 mijë euro në 2022, arrestohen në një qendër tregtare dy shqiptarët në Greqi

EMRAT/ Grabitën 40 mijë euro në 2022, arrestohen në një qendër tregtare dy shqiptarët në Greqi

17:12, 25/06/2023
A+ Aa A-

Dy shtetas shqiptarë të cilët janë, Alfons Ndoci dhe Gerald Jaho, janë arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë në Athinë.

Ngjarja fillimisht ka nisur në një qendër tregëtare në Athinë, ku dy shqiptarët janë pikasur nga bashkëkombasi i tyre Tonin Preka, 41 vjeç. Ky i fundit, një biznesmen vilash në Mykonos, në nëntor 2022 ishtë grabitur nga dy persona, të cilët i kishin marë cantën me 40 mijë euro, me të cilat do paguante stafin.

Pasditen e djeshme ai ka pikasur dy grabitësit pikërisht në qendër tregëtare. Menjëherë ka telefonuar policinë për praninë e tyre, por Ndoci dhe Jaho e kane parë dhe i kanë bërë me shenjë se ishin të armatosur, duke u larguar njëkohësisht me vrap. Gjatë arratisjes së tyre nga qendra tregtare, autorët kanë thyer një dritare, me pasojë plagosjen e një punonjësi të sigurisë, i cili ka tentuar t’i ndalojë.

Më pas ata janë vënë re nga efektivët e policisë së YMET, të cilët i kanë thirrur në kontroll policor, por të dyshuarit nuk iu bindën urdhrave të tyre dhe vazhduan përpjekjen për t’u arratisur. 24 vjeçari Gerald Jaho u arratis në këmbë, por u ndalua nga efektivët e policisë aty pranë.

Ndërkohë 34 vjeçari Alfons Ndoci ka hipur në një automjet për të shpëtuar, është ndjekur nga policia dhe mjeti me të cilin udhëtonte është përplasur me mjete të parkuara dhe më në fund në rrugën “Kifisos”, 34 vjeçari ka lënë mjetin dhe ka lëvizur në këmbë, por është arritur të kapet.

Gjatë kontrollit personal dy shqiptarëve u janë gjetur dhe sekuestruar 2 pistoleta të llojit “Beretta” dhe “Sig Sauer”, 17 fishekë, 1 pako me marijuanë, 16.207 euro dhe karmonedha të shteteve të ndryshme. Gjatë kontrollit të automjetit, u gjet një krehër pistolete pa fishekë.

Nga hetimet paraprake, rezultoi se ndaj 34 vjeçarit Alfons Ndoci, është në fuqi një urdhër-arresti për “grabitje në bashkëpunim” dhe 2 dënime në total prej 3 vite burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe për “vjedhje” ndërsa ndaj 24 vjeçarit Gerald Jaho ka një urdhër arresti në fuqi për “grabitje në bashkëpunim”.

Ndoci konsiderohet nje person me rrezikshmeri te larte. Ne vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes. Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco