Ish-kryebashkiaku socialist Safet Gjici në burg, SPAK arreston vajzën e videos seksuale

19:10, 24/06/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme është arrestuar ish-kryebashkiaku socialist i Kukësit Safet Gjici me urdhër të SPAK, pas publikimit të videos seksuale me një vajzë në zyrën e bashkisë.

Gjithashtu sipas burimeve për mediat, Gjykata Speciale ka marrë masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për vajzën e videos seksuale Alma Kaçi me akuzën e 'Korrupsionit aktiv'. 

Ky vendim është marrë pasi ka një fëmijë të mitur. Nga hetimi rezulton se pas aktit seksual me Gjicin, gruaja ka kërkuar favore pune.

Arrestimi i Safet Gjicit është urdhëruar nga SPAK me akuzën e "Korrupsionit pasiv", neni 260. Policia e ka arrestuar në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në zonën e vilave gjermane.

Miku i ngushtë i kryeministrit Edi Rama, është arrestuar me urdhër të SPAK për korrupsion pasiv, për një tender për sterizimin e qenve që i ishte premtuar një gruaje me të cilën ai u shfaq duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në bashki.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco