Motoristit i bie të fikët prej vapës, përplaset nga ‘Benzi’

Motoristit i bie të fikët prej vapës, përplaset nga ‘Benzi’

16:03, 24/06/2023
A+ Aa A-

Një shpërndarës picash me motor është përplasur me një makinë tip “Mercedez-Benz” këtë të Shtunë, në qendër të qytetit të Gjirokastrës.

Mësohet se aksidenti është shënuar në lagjen “18 Shtatori” dhe bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç. Mësohet se ai ka humbur kontrollin e motorit si pasojë e temperaturave të larta dhe më pas i ka rënë të fikët.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Pritet që ai të dërgohet në spitalin rajonal për marrjen e kujdesit të duhur shëndetësor

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco