Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën një person

15:40, 24/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Kavajë.

Policia bën me dije se rreth orës 14:10, në rrugën dytësore “Kavajë-Mali i Robit”, automjeti me drejtues shtetasin S. K., 29 vjeç, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi Y. L., rreth 80 vjeç.

Nga përplasja shtetasi Y. L. ka humbur jetën, ndërsa 29-vjeçari është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkakun e këtij aksidenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco