Hynë me makinë në oborrin e një shkolle publike dhe dhunuan efektivët e policisë/ Prangosen dy persona

Hynë me makinë në oborrin e një shkolle publike dhe dhunuan efektivët e policisë/ Prangosen dy persona

10:25, 23/06/2023
A+ Aa A-

Shërbimet e Rendit Publik të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, gjatë patrullimit në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe për parandalimin e paligjshmërive, gjatë pasdites së djeshme, kanë konstatuar një automjet tip "Benz" që qëndronte i parkuar në oborrin e një shkolle publike.

Pas konstatimit, shërbimet e Policisë janë afruar te automjeti dhe i kanë kërkuar drejtuesit të tij, shtetasit K. K. që të paraqesë dokumentet dhe autorizimin për të qëndruar në këtë ambient të posaçëm, me qëllim kryerjen e verifikimeve. As ky shtetas dhe as pasagjeri në këtë automjet, shtetasi E. K., nuk kanë pranuar të japin dokumentet dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, për të mos kryer veprime të mëtejshme procedurale.

Për këtë shkak, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, të dy banues në Berat, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u ushtrua kontroll në automjetin tip "Benz", në të cilin nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco