Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Vijon operacioni antikanabis në Kurbin, asgjësohen 615 bimë narkotike në Milot, në kërkim 5 persona

Vijon operacioni antikanabis në Kurbin, asgjësohen 615 bimë narkotike në Milot, në kërkim 5 persona

13:47, 19/06/2023
A+ Aa A-

Vijon megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Imazhi”. Konstatohet dhe goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa, në zona të thella malore.

Finalizohet faza e 16-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i kontrolleve me dron dhe me forca policore në terren.

Asgjësohen nëpërmjet djegies, 615 bimë narkotike cannabis sativa, të kultivuara në zona të ndryshme malore, në territorin e fshatit Gerrnac, Milot.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 5 shtetas, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve.

Gjithashtu, procedohen penalisht për shpërdorim të detyrës, kryetari i fshatit Gerrnac dhe inspektori i pyjeve të kësaj zone.

Në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar, të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 16-të të megaoperacionit policor antikanabis në nivel qarku, të koduar “Imazhi”.

Gjatë kësaj faze, si rezultat i kontrolleve nga toka dhe me dronë, në zona të thella malore të fshatit Gerrnac, Milot, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara 615 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Për këto raste kultivimi, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim pesë shtetas përkatësisht, 35 vjeç, 25 vjeç, 26 vjeç, 22 vjeç dhe 48 vjeç, banues në fshatrat Gerrnac dhe Vinjollë, njësia administrative Milot, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. Vijon puna për kapjen e këtyre shtetasve.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për  një 51 vjeçar (me detyrë kryetar i fshatit Gerrnac) dhe 37 vjeçarin(me detyrë inspektor i pyjeve të zonës ku u gjetën bimët narkotike.

Gjatë 15 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në fshatra të ndryshme të qarkut, u asgjësuan në total, nëpërmjet djegies, 18 366 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, u vunë në pranga 3 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, autorë të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve narkotikë. Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë, për shpërdorim të detyrës, 1 kryetar fshati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco