KFOR nuk lejon Njësinë Speciale të Kosovës të futet në Leposaviç

KFOR nuk lejon Njësinë Speciale të Kosovës të futet në Leposaviç

10:04, 19/06/2023
A+ Aa A-

Ditën e sotme, forcat e KFOR-it janë vendosur në hyrje të Leposaviçit në veri të Kosovës.

Burimet e IndeksOnline mësojnë se ata kanë ndaluar Njesinë Speciale të Kosovës.

KFOR po kontrollo mëngjesin e sotëm hyrje-daljet në Leposaviç. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.

Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre, por nuk po i lejon të futen në Leposaviç dhe në pikat kufitare.

Madje për këtë vendim, Indeksonline mëson se është njoftuar edhe kryeministri Kurti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco