SYRI TV/ I kërkuar për trafik droge dhe pengmarrje në Itali, Ardian Sufaj pritet të ekstradohet

16:55, 17/06/2023
A+ Aa A-

I kërkuar për trafik droge dhe pengmarrje në Itali, prangoset në Shëngjin. Aridan Sufaj akuzohet për trafikimin e 100 kg kokainë nga Ekuador drejt shtetit fqinjë. Ndërsa pas zbulimit të lëndës narkotike nga autoritetet italiane, ai sëbashku me persona të tjerë të inkriminuar kanë marrë peng të infiltruarin e policisë italiane. Në ditët në vijim pritet ekstradimi drejt Italisë pasi gjykata e shtetit fqinj ka dhënë arrest me burg për Sufajn.

SYRI TV

Aridan Sufaj është arrestuar nga policia e Lezhës pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane për trafikimin e 100 kg kokainë  dhe një pengmarrje ngjarje  ka ndodhura në tetor 2022 dhe janar 2023. Pjesë e operacioni është bërë një agjent I infliltruar nga policia italine. Ndërkohë që kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit Italian aty ku dhe do të përballet me akuzat.

Aridan Sufaj është arrestuar nga blutë e Lezhës pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar për llogari të drejtësisë italiane për trafikimin e 100 kg kokainë . Ngjarje  ka ndodhur ne periudhen tetor 2022- janar 2023, ku sufaj në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë blerë 100 kg kokainë nga Ekuadori, me qëllim shitjen në Itali.

Ndërkohë që pas hetimeve policia Italiane në bashkëpunim me atë shqiptare, arrestuan shqiptarin Ardian Sufaj, për të cilin kishin siguruar informacione se ku fshihej që me datë 14 qershor te ketij viti.

Organizata kriminale dyshohet se i ka paguar zyrtarit të Autoritetit Portual që duhej të nxirrte ngarkesën e drogës 200 mijë euro për 50 kilogramë kokainë të lëshuar nga porti i Genovas. Sipas hetimeve kreu i organizatës, Hane Sufaj, ishte takuar vitin e kaluar me një person me emrin Gian, të cilin e kishte prezantuar një frekuentues i shesheve të trafikut të drogës.  Gian dhe Sufaj ranë dakord për një dërgesë të parë prej 50 kilogramësh kokainë vetëm për të testuar besueshmërinë dhe aftësitë e efektive të Gian I cili ishte pikërisht agjenti i fshehtë duke pranuar tarifën e kërkuar prej 200 mijë Euro

Për të mos u zbuluar, shqiptari Hane Sufaj i siguron atij edhe një telefon te kriptuar të ndërtuar në Izrael. Dërgesa prej 100 kilogramësh organizohet më pas, por nuk mbërrin në Genova.  Në atë moment, italiani që kishte vepruar si ndërmjetës mes Gianit dhe Sufajt, u rrëmbye nga disa anëtarë të grupit. Pas dokumentimit të provave Autoritetet gjyqësore Italiane  i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Trafikim narkotikësh”, “Organizatë kriminale” dhe “Pengmarrje". Ndërkohë vijon plotesimii dokumentacionit për ekstradimin e Ardjian Sufajt drejt shtetit shteti fqinj.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco