VIDEO-SYRI TV/ 'Knock Down 3’ çon në qeli 16 persona, dosja për drogë ka 43 persona në hetim

16:45, 17/06/2023
A+ Aa A-

Finalizohet operacioni antidrogë në Korçë ku janë arrestuar 16 persona e të tjerë janë në hetim. Gjatë aksionit, janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale në Korç  ë ku janë sekuestruar kokainë, kanabis si dhe para.

SYRI TV

Operacioni ‘Knock Down’ në Korçë për goditjen e shpërndarjes së drohës ka dërguar në prokurori 43 persona. Sipas një njoftimi për shtyp të policisë mësohet se ne qeli kanë përfunduar 16 persona, janë shpallur në kërkim 4 dhe në hetim janë 24 të tjerë.  Këta persona në bashkëpunim me njeris tjetrin shisnin lënë narkotike në qytetin e Korcës.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona, lokale por edhe banesa të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 388 gramë kokainë e ndarë në doza, 9 kilogramë kanabis,  1 armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, 9 automjete, 28 aparate celular, 6 peshore elektronike dhe një sasi në lekë dhe euro, të përfituara nga veprimtaria kriminale. Gjithashtu efektivët gjetën dhe fidanë të kultivuar në gota plastike,  2 llamba neon led të cilat përdoreshin për aktivititein kriminal.  Ndërkohë që po vijon puna operative-gjurmuese për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet të paligjshëm.

Në pranga:

Minella Pleqi

 Gjergji Renja

Piro Papapetro

Petrit Arixhiu

 Bledar dhe Taulant Repa

Ermal Bezhani

Markelian Kamenica

Enea Frashëri

Gentian Koçoli

 Devis Xhaholli

 Martin Kosturi

Isuf Durmishllari

 Ardi Sterjo

 Donald Qemal

 Nikola Lara

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco