SYRI TV/ Aksidentet rrugore, humb jetën një 35-vjeçar në Tiranë dhe një efektiv i Policisë në Lezhë

16:00, 16/06/2023
A+ Aa A-

Aksidentet rrugore kanë marrë dy jetë qytetarësh këtë të premte në Shqipëri. Një 35-vjeçar humbi jetën në Tiranë, ndërsa një efektiv i policisë kufitare humbi jetën në Lezhë, pasi mjetet ku udhëtonin u përfshinë në aksidente rrugore.

SYRI TV

Rrugët e vendit u përgjakën nga tre aksidente rrugore këtë të premte, duke marrë jetën e dy personave, ndërsa disa të tjerë mbetën të plagosur.

Aksidenti i parë ndodhi në aksin Tiranë-Durrës, në rrugën dytësore, ku një mjet tip “BMV X5”, ku udhëtonin tre të rinj, humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës. Për pasojë, në aksident humbi jeën 35-vjeçari Visar Meshi, ndërsa mbetën të plagosur drejtuesi i mjetit dhe një tjetër pasagjer, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti i dytë i rëndë u regjistruar në aksin Lezhë-Shkodër, ku humbi jetën një efektiv i policisë kufitare në doganën e Hanit të Hotit. Viktima është Gazmir Zhuka, i cili udhëtonte me një mjet tip benz, që u përplas me një tjetër automjet i drejtuar nga një shtetas serbë.

Për pasojë, efektivi i policisë, i cili dukej se po kthehej nga shërbimi për në Tiranë, ka ndërruar jetë teksa po merrrte ndihmë në spitalin e Lezhës. Dyshimet janë se shkak i aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar dhe shpejtësia e lartë. pak minuta pas këtij aksidenti, po në lezhë ndodhi një tjetër aksident ku u përfshi një motor, por fatmirësisht pa viktima. Për të gjithë aksidentet kanë nisur hetimet.

Gaz.M.Marku. Op.A.Gjoni. Red. J.Hoxhaj. Mont. O.Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco