'Dje, sot, nesër, përjetë bashkë', paralajmërohet protestë para Kryeministrisë për qëndrimin ndaj situatës në Kosovë

'Dje, sot, nesër, përjetë bashkë', paralajmërohet protestë para Kryeministrisë për qëndrimin ndaj situatës në Kosovë

18:10, 15/06/2023
A+ Aa A-

Një poster që paralajmëron një protestë para godinës së Kryeministrisë ka qarkulluar në rrjetet sociale ditën e sotme, në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë për situatën në Kosovë.

Posteri me thirrjen “Dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, paralajmëron një tubim për ditën e nesërme në orën 19:00.

Besohet se shkak për thirrjen kanë qenë deklaratat e kryeministrit Rama në lidhje me situatën në Kosovë, të cilat janë kritikuar si jo në të njëjtën linjë me Prishtinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco