VIDEO-SYRI TV/ Energjia vret 10 lopë në Mirditë, fermeri: Miliona lekë dëme nga korenti

17:17, 15/06/2023
A+ Aa A-

Rrjeti i amortizuar i energjisë elektrike në Mirditë, ka sjellë dëme të mëdha për një fermer. Një tel përcjellës i linjës elektrike në fshatin Lufaj, i cili kishte rënë në tokë, ka vrarë të paktën 10 lopë duke shkaktuar dëme miliona lekësh për fermerin.

Nga SYRI TV

Linja e amortizuar e shpërndarjes së rrymës elektrike në fshatin Lufaj në fshatin Selitë të Mirditës, ka vrarë të paktën 10 lopë të një fermeri. Pamjet që po shihni, tregojnë se si bagëtitë kanë ngordhur për shkak të kontaktit me rrymën e elektrike, i shkaktuar nga një tel përcjellës i këputur nga linja e shpërndarjes në fshat.

Shërbimet e komisariatit të Mirditës dhe ekspertë të sektorit të blegtorisë kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të kësaj katastrofe, e cila ka sjellë dëme miliona lekësh për fermerin.

Linjat energjetike në fshatin Lufaj por në tërësi në gjithë Njësinë Administrative të Mirditës janë në kushte mesjetare, me tela nëpër shtylla të kalbura druri apo lidhur në pemë e bimësi. Fermeri P. Gj., pret përfundimin e veprimeve hetimore për të kërkuar më pas kompensimin e dëmeve që janë të paktën 10 milion lekë. Vlen për tu përmendur, se rrjeti i amortizuar i shpërndarjes së energjisë rrezikon edhe jetën e banorëve të zonës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco