Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Itali/ Shqiptari bie nga një shtyllë 50 metra e lartë, ndërron jetë në vend

Itali/ Shqiptari bie nga një shtyllë 50 metra e lartë, ndërron jetë në vend

09:28, 14/06/2023
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Brescias, ku një punëtor 23-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi ka rënë nga shtylla e tensionit të lartë. 

Lajmi është dhënë nga shërbimi i urgjencës. Mediat italiane raportojnë se ky rast i rëndë ka ndodhur dje, pak pas orës 16:30.

Aksidenti ndodhi në Castegnato, pranë një kompanie me seli në via Padana Superiore, jo shumë larg një koncesionari të njohur. 

Shqiptari ishte punonjës i një kompanie të jashtme nga ajo që zotëron fabrikën, pranë së cilës ndodhi tragjedia. 

Punëtori shqiptar është rrëzuar ndërsa ndodhej në një strukturë rreth 50 metra të lartë. 

Punonjësit e kompanisë aty pranë kërkuan ndihmë, por më kot pasi shqiptari kishte ndërruar jetë. Policia vijon hetimet për shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco