Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Shpërndante kokainë, arrestohet 36 vjeçari në Pogradec

13:05, 13/06/2023
A+ Aa A-

Në prangat e policisë ka rënë një 36 vjeçar i cili shpërndante kokainë me doza.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë/ Pogradec

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza.

Shiste doza të lëndës narkotike kokainë, vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohen një sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një celular.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-B. M., 36 vjeç, banues në Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se ky shtetas shpërndante doza të lëndëve narkotike, në qytet, shërbimet e Policisë kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë lokalizuar 36-vjeçarin, në lagjen nr. 4, Pogradec. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me një celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco