Aksident tragjik/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier-Vlorë

Aksident tragjik/ Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier-Vlorë

16:13, 12/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident tragjik ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Novosel në autostradën Fier-Vlorë.

Sipas burimeve për SYRI-n, një makinë ka përplasur një këmbësor rreth 60 vjeç të paidentifikuar, i cili ka ndërruar jetë.

Vlorë/ Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:50, në autostradën “Fier-Vlorë”, në afërsi të fshatit Novosel, shtetasja K. Gj., 44 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka aksidentuar një shtetas mashkull, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeç, këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco