Berat/ Shoferi i dehur përplas dy mjete të bankës, arrestohet

15:46, 12/06/2023
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Beratit, pranē stadiumit të vjetër.

Një mjet,tip Mercedes Benz është përplasur në kryqëzimin e rrugës me dy mjete të një filiali banke, njëra prej tyre me vlera monetare.

Pas përplasjes së fuqishme, që ka shkaktuar panik tek kalimtarët, shoferi i dehur në timon ështē larguar me shpejtësi nga vendngjarja por është kapur disa metra më poshtë nga patrullat e policisë.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të sektorit të qarkullimit rrugor që po punojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, nga ana e policisë,janë marrë edhe kamerat e sigurisë së bizneseve përreth për të evidentuar shkaktarin e aksidentit, ndërkohë që konfirmohet se drejtuesi i mjetit tip Benz ishte i dehur.

Aksidenti fatmirësisht nuk pati pasoja në njerëz edhe pse të dyja anët e rrugës ishin me kalimatrë të shumtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco