Vrasja e Stiven Toshkëzit/ Shoqërohet Arbër Murataj, lirohet pas deklaratës

Vrasja e Stiven Toshkëzit/ Shoqërohet Arbër Murataj, lirohet pas deklaratës

12:22, 12/06/2023
A+ Aa A-

Arbër Murataj, i cili ishte i shpallur në kërkim policor lidhur me ngjarjen e shënuar më 19 prill, ku u vra me thikë 19-vjeçari Stiven Toshkëzi, është shoqëruar nga policia.

Burime për SYRI TV bëjnë me dije se pas lokalizimit, policia ka gjetur vendodhjen dhe ka shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës Arbër Muratajn.

Të njëjtat burime thanë se të riut i është marrë deklarata, e cila është përcjellë në prokurori, aty ku dhe do të kryhet vlerësimi dhe do të shqyrtohet deklarata e Muratajt.

Pasi i është marrë deklarimi, policia ka lënë të lirë Arbër Muratajn, i cili është raportuar më herët se ka pasur një konflikt me viktimën, Stiven Toshkëzin, lidhur me marrëdhënien që ka pasur me një vajzë.

Sipas burimeve, Murataj është lënë i lirë pasi nuk ka qenë i pranishëm natën e ngjarjes. Gjithashtu dy të rinjtë Axel Hoxha dhe Ensi Maze, të cilët ndodhen në masën e sigurisë arrest me burg, janë rimarrë në pyetje dhe kanë deklaruar se Arbër Murataj nuk ka lidhje me ngjarjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco