Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 10 vite burg për Kokën, 7 për Bllakon

Inceneratori i Fierit, SPAK kërkon 10 vite burg për Kokën, 7 për Bllakon

11:29, 12/06/2023
A+ Aa A-

Prokuroria e Posaçme paraqiti sot pretencën për rastin e inceneratorit të Fierit.

Për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka u kërkua dënimi me 10 vite burg, por për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht prokuroria kërkon që ai të dënohet me 6 vite e 8 muaj burg. 

Për ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, u kërkuan 7 vite burg. Për shkak të pranimit të gjykimit të shkurtuar, shkon në 4 vite e 8 muaj.

Ndërsa për Klodian Zoton u kërkua 12 vite që me gjykim të shkurtuar, përfundimisht shkojnë në 8 vite.

Pretenca për të akuzuarit e tjerë, pa llogaritur gjykimin e shkurtuar:

Pëllumb Abeshi- 4 vjet

Florian Muçaj- 3 vjet

Azem Shatëri- 3 vjet

Erjon Murataj- 4 vjet

Sabina Cenameri- 4 vjet

Loran Dusha- 8 vjet

Arjola Kodra- 3 vjet

Arbër Denizi- 7 vjet

Juri Imeraj- 7 vjet

Regan Merdani- 4 vjet

Gentian Zifla- 4 vjet

Çështja është veçuar për 3 të pandehurit, Etleva Kondi, Arenc Murtezani dhe Guzeppe Ceffalione, të cilët do gjykohen me gjykim të zakonshëm.

Për të gjithë u kërkua heqja e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco