Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Akuzohet se ka ndihmuar atentatorët e ngjarjes së ‘Don Boskos’, gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun

Akuzohet se ka ndihmuar atentatorët e ngjarjes së ‘Don Boskos’, gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun

11:29, 09/06/2023
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për Nikoll Sherrnikun, 28-vjeçari që akuzohet se ka ndihmuar atentatorët e ngjarjes së “Don Boskos” në kryeqytet ku mbeti e vrarë banakierja Mimoza Paja.

Gjatë seancës për masën e sigurisë, Sherrniku mohoi akuzën dhe pretendoi se ka qenë në burg kur ka ndodhur atentati.

Por hetuesit thotë se kanë prova që e lidhin Nikoll Sherrnikun me ngjarjen. Sipas tyre, targat gjermane që u gjetën në makinën e djegur të atentatorëve, ishin siguruar prej tij.

Sherrniku ndodhet i arrestuar që prej Gushtit të vitit 2022 për një tjetër ngjarje kriminale, por autoritetet thonë se 28-vjeçari i ka marrë targat në Gjermani përpara kësaj kohe dhe ia u dha anëtarëve të një grupi kriminal.

Nikoll Sherrniku u arrestua në Gusht të vitit 2022 nga Policia e Lezhës teksa qarkullonte me municion luftarak dhe makinë të blinduar.

Në momentin e arrestimit ai ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi” pas dyshimeve se është i implikuar në vrasjen e ish-policit Xhulio Prela në 2021. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco