Vrasja e Stiven Toshkëzit/ Lokalizohet vendi ku fshihet Arbër Murataj

Vrasja e Stiven Toshkëzit/ Lokalizohet vendi ku fshihet Arbër Murataj

10:43, 09/06/2023
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbardhur sa i përket ngjarjes ku humbi jetën Stiven Toshkëzi.

Ndonëse në masën e sigurisë ndodhen Axel Hoxha dhe Ensi Maze, policia ka shpallur në kërkim policor dhe Arbër Muratajn. 

Ky i fundit prej disa muajsh qëndron në arrati, ndërkohë burime për Syri Tv bëjnë me dije se është arritur të lokalizohet dhe vendndodhja e tij. 

Burimet thonë se ka dyshime se Murataj ndodhet në kryeqytet, aty ku dhe vijojnë kërkimet. 

Të njëjtat burime thonë se ka pasur edhe negociata me të afërm të Muratajt, të cilët po bashkëpunojnë me policinë për kapjen e tij. Tashmë hetimi ka kaluar në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë dhe pritet që së shpejti Murataj të merret në pyetje pasi dyshohet se ka qenë organizator i vrasjes së Stiven Toshkëzit. Ngjarje, e cila u regjistrua pas disa muajsh konflikte mes Muratajt dhe Toshkëzit, ndërkohë që u përfshinë dhe Axel Hoxha dhe më pas dhe miku i tij, Ensi Maze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco