Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Artan Hoxha: Akuzat ndaj Dakos qesharake

Artan Hoxha: Akuzat ndaj Dakos qesharake

21:48, 08/06/2023
A+ Aa A-

Gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se akuza ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, është qesharake. Ai zbuloi edhe bisedën me djalin e ish-supervizorit të pallatit për të cilin akuzohet Dako, duke thënë se ai nuk shikonte duke thënë se ky arrestim është dirigjuar nga Ambasada Amerikane.

“Ne thamë se do të arrestohej, se ishte prerë mandata. Ata mund ta linin në “detyrim paraqitje”. Por me këto akuza është qesharake. Të akuzosh Dakon për 18 mln lekë, vetëm një betoniere e Gjushit bën aq.

Do të jap dy elemente. Aty thuhet se supervizori ka qenë Shaban Karuli. Ai ka qenë 79 vjeç kur firmosi letrat. Ai vdiq para 9 vitesh. Kur fola me të birin, ai tha: nuk shikonte nga sytë. Në këtë morinë e madhe, ai është “strumbullari” pretendohet. Këta thonë që Shabani firmosi, por nuk ka firmosur ai. Ia faturuan Shabanit. Po e bëjnë qesharake si dosja 339, - është shprehur Hoxha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco