Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

SYRI TV/ 20 mijë persona me aftësi të kufizuara pa shërbime, bashkia mbështet vetëm 300 prej tyre

17:39, 08/06/2023
A+ Aa A-

Personat me aftësi të kufizuar në vendin tonë vuajnë mungesën e shërbimeve dhe mbështetjes nga institucionet përgjegjëse.

Nga 20 mijë persona me aftësi të veçanta në kryeqytet, vetëm 300 prej tyre marrin shërbime nga bashkia.

Gjatë një konferencë për ndërhyrjen e hershme tek fëmijët me aftësi të kufizuar, përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri thonë se do të ndërhyjnë që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimet që u nevojiten.

Syri Tv 

Mbështetja dhe shërbimet ndaj personave me aftësi të kufizuar në vendin tonë mbetet në nivele të ulëta. Në kryeqytet jetojnë rreth 20 mijë persona me aftësi të veçanta, por Bashkia e Tiranës ofron shërbime për vetëm 300 prej tyre.

Presidenti i Shoqatës Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara, vuri theksin në moszbatimin e ligjit në Shqipëri, ndaj kësaj kategorie vulnerabël.

Në kushte të tilla përfaqësues të Bashkimit Europian në Shqipëri thonë se do të ndërhyjnë që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimet që u nevojiten.

Përfaqësuesi i BE-së në Shqipëri, Sink Hubert Perr, u shpreh: “Tashmë Shqipëria është drejt rrugës së Bashkimit Europian dhe në këtë aspekt është duke bashkëpunuar me të gjitha shtetet europiane për të marrë ekspertizën e duhur në çështjet e aftësisë së kufizuar dhe të shërbimeve, gjë që dështon një përparim në këtë drejtim.”

Për dy ditë, në Tiranë, do të mbahet edhe konferenca për ndërhyrjen e hershme tek fëmijët me aftësi të kufizuar, me pjesëmarrës nga e gjithë Europa.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco