Sot seanca për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit do dalë para gjykatës

Sot seanca për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit do dalë para gjykatës

08:20, 08/06/2023
A+ Aa A-

Vangjush Dako do të dalë sot para Gjykatës, së bashku me 8 ish-vartësit e tij dhe një biznesmen.

Seanca për rivlerësim mase do të zhvillohet të enjten në orën 10:00.

Gjyqtari do të jetë Erjon Bani, i cili firmosi dhe urdhër-arrestet e SPAK-ut.

Dako u vetëdorëzua dy ditë më parë në polici, pasi akuzohet prej SPAK-ut për shpërdorim detyre në dy episode, sikurse për akuzën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve.Gjithashtu mësohet se hetimi i SPAK për Dakon është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco