Tërmet në Policinë e Shtetit dhe në qarqe, ndryshohen 29 drejtues policie. Lista e emrave Në foto: Majtas Ardi Veliu, djathas, Ervin Hodaj

Tërmet në Policinë e Shtetit dhe në qarqe, ndryshohen 29 drejtues policie. Lista e emrave

13:05, 27/04/2017
A+ Aa A-

Ato që SYRI.net e paralajmëroi 2 ditë më parë u bënë realitet sot.

Janë shkarkuar drejtorët e policive në qarqe, përveç edhe lëvizjeve që po bëhen në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryhen këto emërime:

  1. Drejtues i Parë IDAJET FASKAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshem për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda
  2. Drejtues SOKOL SELFOLLARI, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit te Organizuar dhe Krimet e Rënda
  3. Drejtues AIDA HAJNAJ, deri tani Shef i Sektorit për Hetimin e Pastrimit të Parave, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor i Përgjithshëm për Kufirin dhe Migracionin
  4. Drejtues i Parë SOKOL BIZHGA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike
  5. Drejtues i Parë SHKËLQIM SAÇO, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Strategjik, në Drejtorinë e Studimeve Strategjike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Studimeve Strategjike
  6. Drejtues i Parë NIKO BRAHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Pergjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda
  7. Drejtues i Parë FREDI AGASTRA, deri tani Këshilltar në Zyrën Ndihmëse të Drejtorit të Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

Në Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë e Kufirit dhe Migracionit janë bërë këto emërime:

  1. Drejtues i Parë GJOVALIN LOKA, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Rendit Publik në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
  2. Drejtues i Parë DYLAVER SHIMAJ, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Standarteve Profesionale, në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
  3. Drejtues i Parë ALFRED ÇEPE, deri tani Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policise Elbasan, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë, Durrës
  4. Drejtues i Parë ARBEN DASHI, deri tani Drejtor në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan
  5. Drejtues ARDI VELIU, deri tani Drejtor në Drejtorinë e Policisë Rrugore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë
  6. Kryekomisar ALBERT NUSHI, deri tani Komandant i Repartit "DELTA" Vlore, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier
  7. Drejtues GENTJAN SHEHAJ, deri tani Përgjegjës i Departamentit / zv/Drejtor në Departamentin e Policimit në Patrullë, në Kolegjin Profesional të Lartë "Kolegji i Policisë", në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
  8. Drejtues i Parë LORENC PANGANIKA, deri tani Pedagog Departamenti i Formimit të Vazhdueshëm, në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokaster
  9. Drejtues BLEDAR ÇELIKU, deri tani Zëvendësdrejtor për hetimin e krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkoder, lirohet nga kjo detyre dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë
  10. Drejtues i Parë ARBEN SKËNDO, deri tani Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së, emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë
  11. Kryekomisar IDAJET HOXHA, deri tani Shef Sektori / Specialist në Sektorin për Asetet Kriminale, në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër
  12. Kryekomisar ARBEN JOCA, deri tani Shef Sektori/Specialist në Sektorin për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm, në Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqet, në Drejorinë e Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet, Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë
  13. Kryekomisar LUAN HYSENI, deri tani Shef i Sektorit të Analizës dhe Kartotekës në Drejtorinë e Antiterrorit në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Vlorë
  14. Drejtues MANOL DHAMAJ, deri tani Shef Sektori / Specialist ne Sektorin e Pranimit dhe Rekrutimit, ne Drejtorine e Burimeve Njerezore, në Drejtorinë e Përgjithshme për Shërbimet, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër
  15. Drejtues BASHKIM SHEHU, deri tani Zv/drejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë në DVP Kukës, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Drejtor në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Kukës
  16. Drejtues ILIRJAN BALLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Diber, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër
  17. Drejtues SHKËLQIM PEPKOLA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës
  18. Drejtues KOÇO DAFA, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit dhe Koordinimit të Operacioneve në Drejtorinë e Forcave Lëvizëse Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme për Sigurinë Publike, lirohet nga kjo detyrë dhe emerohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër
  19. Drejtues FATMIR HOXHA, deri tani Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë  Gjirokastër, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat
  20. Drejtues ADRIATIK TAFÇIU, deri tani shef i Sektorit të Planifikimit dhe Kurrikulave në Akademinë e Sigurisë, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër
  21. Kryekomisar SOKRAT GODE deri tani me detyrë në strukturat e SHÇBA emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë
  22. Kryekomisar SHKËLZEN REXHEPI, deri tani shef i Sektorit Qendror Kombëtar, INTERPOL, lirohet nga kjo detyrë dhe emërohet Zëvendësdrejtor për Hetimin e Krimeve dhe Sigurinë, në Drejtorine Vendore të Policisë Lezhë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shpata01/05/2017 11:50

Shkarkime pa fund, dhe te papara me pare, ne policine e Shtetit Shqiptar. Droge ne qarkullim me sasira kolosale. Keto tregojne se Policia e Tahirit dhe Rames i kane sherbyer vetem interesave te erreta te Trafikanteve te Droges. Pra, Opozita ka patur te drejte kur çirresh per drogen dhe krimin ne parlament. Ne nuk e besonim. Ska mundesi, teper e ekzagjeruar ! Imagjinate e çfrenuar ! POR TONELATAT E DROGES QE KAPEN ÇDO DITE, QE NGA LARGIMI I TAHIRIT, TREGOJNE SE REALITETI JA PASKA KALUAR IMAGJINATES! Policia institucioni me i ‘dashur’ per Shqiptaret sipas Rames, paska patur ne krye vetem Drogaxhinj ! Mashtrimet e Tahirit, se policia godet krimin dhe mbledh gjoba sipas ligjit, ju doli boja ! Kamerat qe u blene tre here me teper, vlejne vetem per te na hedhur hi syve, sepse ne terren policet nuk jane aq te pa anshem sa pretendohet. Qytetarit te thjeshte, qe rroptohet duke punuar, i kerkohet llogari deri ne piken e fundit, po kur prane tij kalon nje Porshe apo Mercedes lluksoz, Policit i iken Goja nga vendi, fytyra i qeshet, dhe gjoben e harron ! Po me tmerreshmja eshte parkimi afer parkimeve te reja me tendera politike, policet te marrin dhe patentat me justifikime te shkalluara. Populli gjobitet rende dhe pa tolerance, droga levrin anembane pa asnje kufizim !

BATALL28/04/2017 15:23

Iken police-hashashi vjen polic- kanabisi...bravo çuna...

Ana28/04/2017 07:02

Hani nje m.t ju te demokradiktatures se Sali serbovicit. Ndyresirat dhe jashteqitja e kombit mbledhur rreth PD, nuk ndalon se vjedhuri vrer ndaj policise se shtetit , qe per here te pare ishte "policia qe duam", jo policia Nokes mbushur me barkderra qe gjobisnin njerezit ne cdo cep te vendit. Po mundohet partia e tradhetareve te kombit , qe ti uli vlerat e punes policise qe i kishte kuotat me lart dhe se qeveria nga sondazhet e bera ne popull, por do ta kalojne edhe kete veshtiresi ashtu sic kalon veshtiresi cdo dite ne punen e saj te perditshme. Deri tani PD dhe prokuroria sherbetore e saj, kane luftuar fort vetem policine pa prova , duke i sherbyer keshtu dhe krimineleve dhe grupeve te medha te trafikut te cilet po vazhdojne te punojne pa as shqetesimin me te vogel. POLICIA E SHTETIT#POLICIA QE DUAM#BRAVO CUNA

Drini27/04/2017 17:42

Shume levizje paska bere.asnji Jan leviz per mos ndalimin e mbjelljes se hashashit dhe prape jane drejtora.Kjo eshte reforme alla shqiptarce

Drini27/04/2017 17:41

Shume levizje paska bere.asnji Jan leviz per mos ndalimin e mbjelljes se hashashit dhe prape jane drejtora.Kjo eshte reforme alla shqiptarce

roshi27/04/2017 14:02

te gjitha levizje paralele qe duheshin bere me pare, dhe qe jane normale ne polici, por qe saje qorrit i pelqente statuo quo-ja,si injorant qe ishte

V lonjati27/04/2017 13:45

Bravo i keni q.. rrobt e bet golf dhe kacurrel. Tamam per zgjedhje.

selim rroshi27/04/2017 13:39

Hajde mere vesh si perdoren mish per top shefat e policise. Nuk ka asnje kriter per keta qe ti kontrollojne pasurine e lujtshme te palujtshme llogarite bankare e del kush eshte i korruptuar e kush ka vene pasuri nen rilindjen. Se ma do mendja ka plot police qe marin vetem rrogen e ska pse hiqen si gure shahu qe te rrije ne karrike Rama. Shkrihuni me popullin te nderuar police se i vetmi qe ju do te miren eshte populli edhe pse ja keni merzitur shpesh jeten atij duke bere detyrat e mbrapshta te rilindjes nen urdher.

iliri tj eter27/04/2017 13:30

Po keta sikur ishin " Policia qe duam" ?

polici27/04/2017 13:21

iken lena e vjen prena . Te gjithe thjesh kane nderruar karriget. Po te njejten jane . Njeri ishte kak u be mut , e tjetri ishte mut e u be kak

roshi27/04/2017 13:12

hoqen hoxhët dhe vune dervishet

Shto koment

Denonco