SYRI TV/ Arrestohet nipi i deputetit të PS në Berat, Jurgen Kollçaku nipi i Bardhyl Kollçakut

15:46, 05/06/2023
A+ Aa A-

Pjesë e një grupi kriminal për shitjen e drogës, vihet në pranga nipi i deputetit socialist të beratit Bardhyl Kollçaku. Jurgen Kollçaku dhe tre të rinj të tjerë u arrestuan, pasi u kapën nga policia me lëndë narkotike dhe armë të ftohta.

SYRI TV

Katër persona janë arrestuar nga policiae e Beratit, si pjesë e një grupi kriminal, që shpërndante lëndë narkotike në këtë qytet. Mes të arrestuarëve është dhe Jurgen Kollçaku, nipi i deputetit socialsit, Bardhyl Kollçaku, i cili ka mbajtur dhe postin e Gjeneralit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Sipas policisë, Jurgen Kollçaku, së bashku me Gjergji Braha, Kleo Doko dhe Sherif Isaj, vepronin si grup i strukturuar i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Berat dhe Kuçovë.

Burimet policore konfirmojnë se, gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake,ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Jurgen Kollçaku është djali i vëllait të Bardhyl Kollçakut. Ky i fundit është thirrur disa herë në SPAK për shkak se ka qenë një nga personat që ka firmosur tjetërsimin e pronave të ushtrisë në bregdet, të cilat u janë dhënë investitorëve strategjikë. Për këtë çështje SPAK ka nisur hetimet, ku e përfshirë është dhe Olta Xhaçka, minitrja aktuale e jashtme, që në atë kohë ishte ministre e mbrojtjes.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco