Pjesë e grupit kriminal/ 23 vjeçari i arrestuar, nip i deputetit të PS-së në Berat

Pjesë e grupit kriminal/ 23 vjeçari i arrestuar, nip i deputetit të PS-së në Berat

14:03, 05/06/2023
A+ Aa A-

Pjesë e grupit kriminal që u arrestua sot në Kuçovë për shitje lëndësh narkotike është dhe nipi i Gjeneralit Bardhyl Kollçaku, deputet i qarkut Berat.

23-vjeçari Jurgen Kollçaku u arrestua në kuadër të operacionit "Vëzhgimi".

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka bërë me dije sot finalizimin e operacionit policor të koduar "Vëzhgimi" si dhe arrestimin e 4 shtetasve: Jurgen Kollçaku,23-vjeç, Gjergji Braha,26-vjeç, Kleo Doko,18-vjeç dhe Sherif Isaj,19-vjeç,tre të parët banues në Kuçovë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë,4 të rinjtë ishin pjesë e një grupi të struktuar kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike "cannabis sativa" në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Për arrestimin e tyre DVP-së Berat ju desh një hetim 2-mujor me metoda proaktive,për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Burimet policore konfirmojnë se,gjatë kontrrollit në banesat dhe automjetet në pronësi të këtyre shtetasve u gjetën dhe sekuestruan edhe armë të ftohta dhe municione luftarake, ndërkohë që po vijojnë hetimet me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Mes 4 të rinjve të arrestuar si pjesë e këtij grupi të strukturuar kriminal është edhe nipi i gjeneralit Bardhyl Kollçaku, njëkohësisht deput i qarkut Berat. 23-vjeçari Jurgen Kollçaku është djali i shtetasit Fadil Kollçaku, që rezulton të jetë djali i xhaxhait të gjeneral Bardhyl Kollçakut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco