U arrestua për korrupsion, Lefter Alla kërkon rivlerësim të masës nga Gjykata

U arrestua për korrupsion, Lefter Alla kërkon rivlerësim të masës nga Gjykata

13:50, 05/06/2023
A+ Aa A-

Ish kyebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla këtë të hënë do të dalë para gjykatës ku pritet që të njihet me masën e tij të sigurisë në lidhje me kërkesën që ka bërë për zëvendësimin e masës arrest me burg.

Gazetari Ermal Vija raporton se Alla herë pas here ka shfaqur edhe problem shëndetësore duke bërë që të të jetë dhe një ndër arsyet se pse ai kërkon ndryshimin e masës së sigurisë, nga arrest me burg në detyrim paraqitje ose në arrest shtëpie.

Ndërkohë kujtojmë se ish kreu i bashkisë Bulqizë është arrestuar disa muaj më parë së bashku me një pjesë të mirë të stafit pasi akuzoheshin për korrupsion në lidhje me tenderin e ujësjellësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco